Fakti që Thilo Sarrazin s’ka mendim të mirë për arabët dhe turqit nuk është më sekret qysh më 2010, kur publikoi në vitin bestsellerin e tij “Deutschland schaff sich ab”.
Në atë kohë, tezat kontroverse të librit mbi integrimin dhe emigrimin kishin ngjallur debate mbi urrejtjen në Gjermani.
Në libër, ish-senatori i financave në Berlin dhe ish-pjesëtar i bordit ekzekutiv të “Bundesbank” kishte pohuar se emigrantët myslimanë kanë deficit në edukim dhe refuzojnë të integrohen.
Derisa Sarrazin tashmë ka sqaruar përse ai i perceptoi myslimanët si kërcënim për shoqëritë perëndimore në librin e kaluar, ai nuk e trajtoi në mënyrë eksplicite fenë islame. Tani ai prek në mënyrë direkte fenë në librin e tij të fundit “Feindliche Übernahme” (Gllabërim armiqësor).