Fejohen zyrtarisht Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, detaje nga ceremonia private

Tiranë | 14 Tet 2018 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Dasma është shumë pranë. Historia e tyre e dashurisë është ndër më të komentuarat dhe ceremonia e martesës pritet me padurim nga të gjithë. Mirëpo, pa shkuar ende tek “Po-ja” që do t’i lidhë përgjithmonë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë organizuar më datë 14 tetor një ceremoni fejese zyrtare në kryeqytet duke festuar me prindërit, familjarët më të afërt dhe 3 miqtë më të ngushtë të tyre.

Fejesa e çon lidhjen në një tjetër nivel dhe Armina me Shkëlzenin janë më të vendosur se kurrë për të qenë bashkë, pasi dashurinë e gjejnë vetëm në krahët e njëri-tjetrit.

Edhe pse në dukje të japin përshtypjen e dy njerëzve modernë që ju pëlqejnë risitë e kohëve që po jetojmë, çifti kanë vendosur që t’i bëjë gjërat shtruar dhe sipas traditës. Fillimisht Shkëlzeni i propozoi Arminës më datë 23 tetor të vitit 2016, pra dy vite më parë në një stol në një prej kështjellave në liqenin e Comos, shkeuan Revista Class.

Ky vend do të ketë gjithmonë një kujtim të rëndësishëm për lidhjen e tyre.

Pas propozimit, erdhi fejesa e cila u organiza nga Class Events, duke i shtuar kështu bukurinë dhe elegancën këtij eventi aq të shumëpritur nga çifti, por edhe nga admiruesit e tyre. Armina me siguri pas fejesës zyrtare, ka filluar përgatitjet për dasmën.

Një fashion blogere si ajo që kuron në detaje edhe veshjet e përditshmërisë me siguri, ceremoninë e martesës do ta kopsisë vetë. Shija e saj e hollë në zgjedhjen e së bukurës nuk mund të gabojë.

Fejesa ishte hapi i dytë pas propozimit, tashmë çiftin e pret martesa. Propozimi u bë në liqenin e Como-s, fejesa në Tiranë, po martesa ku do të zhvillohet? Një enigmë e madhe do të jetë zgjedhja e tyre. Mirëpo, një gjë është e sigurt, ajo është shumë pranë! Dhe me siguri do të jetë nga ato të veçantat, të paharruarat!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme