Fejohet deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë. Bëhet fjalë për Reme Lalën, e cila në zgjedhjet e 25 qershorit arriti të sigurojë mandatin e deputetes për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Dibër.
Këtë të diel ajo është fejuar me një djalë bashkëmoshatar të saj, në një ceremoni të madhe festive në Dibër.
Deputetja 22-vjeçare mësohet se ka qenë e lidhur prej vitesh me djalin me të cilin zyrtarizoi lidhjen.
Mësohet se ceremonia e fejesës ka qenë madhështore në një lokal buzë Drinit, në fshatin Muhurr të Dibrës, vend ku ka lindur deputetja e PDIU.
Ceremonia e fejesës është bërë vetëm me familjarët e çiftit, pa pasur të ftuar politikanë.