Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, ka kurorëzuar me fejesë dashurinë e saj me partnerin e kamotshëm Clarke Gayford.
Siç ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare një zëdhënës i Jacinda Ardern, ”çifti është fejuar gjatë pushimit të festës së Pashkëve në qytetin Mahia”.
Detaje të tjera rreth kësaj lëvizje të re në jetën e kryeministres së Zelandës së Re, është thënë se do t’i jep vet Jacinda Ardern të hënën.
Gazetarët të premten vunë re se Ardern mbante një unazë në gishtin e saj të mesëm. Ardern dhe Gayford kanë një vajzë 10 muajshe, Neve.
Ardern u bë udhëheqësja e dytë e zgjedhur në historinë moderne e cila lindi fëmijë në qershorin e kaluar, gjatë mbajtjes së postit.
Gayford është kujdestari kryesor i Neve dhe një prezantues në një shfaqje televizive peshkimi.