Bukuroshja Paris Hilton i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me të dashurin e saj Chris Zylka.
Biznesmenia 36-vjeçare fejesën e saj e konfirmoi me një fotografi të publikuar në Twitter, pasi aktori i kishte propozuar në një udhëtim në Aspen të Colorados.
“Jam e lumtur me fejesën me dashurinë e jetës sime dhe me shokun tim më të mirë. Kurrë nuk jam ndier më e lumtur, e sigurt dhe e dashuruar. Ai është i përkryer për mua dhe tregoi se përrallat ekzistojnë”, ka shkruar Hilton.
Chris Zylka ka luajtur në filmat “The Leftovers” dhe “The Amazing Spider-Man”.