Fejohet Paris Hilton

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 10:42 | Nga

Ylli i njohur Paris Hilton dashurinë e saj me Chris Zylka e ka kurorëzuar me fejesë.

Hilton dhe Zylka të cilët kanë dy vjet së bashku së fundmi kanë vendosur të bëjnë një hap më shumë drejt lidhjes së tyre duke u fejuar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë biznesmenia përmes një postimi që ka bërë në rrjetet sociale.

Aktori i kishte propozuar fejesë bukuroshes 36-vjeçare gjatë një udhëtimi në Aspen të Colorados.

Hilton ka shkruar se ajo kurrë nuk është ndier më e lumtur, më e sigurt dhe më e dashur.

“Unë kurrë nuk kam ndjerë aq të lumtur, e sigurt dhe e dashur. Ai është i përsosur për mua në çdo mënyrë dhe më tregoi se përrallat vërtet ekzistojnë!”, kishte shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/BddbWwbHA0-/?taken-by=parishilton

Chris Zylka ka luajtur në filmat “The Leftovers” dhe “The Amazing Spider-Man”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme