Fejza: VV-ja ka dërguar datën e zgjedhjeve, por s’është e rëndësishme të publikohet – Rezultatet dihen

Prishtinë | 16 Gus 2024 | 14:09 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka deklaruar se kjo parti ka dërguar propozimin e saj për datën e zgjedhjeve të rregullta tek presidentja, Vjosa Osmani, mirëpo nuk ka dashur ta bëjë publike atë, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, data nuk është e rëndësishme e “rezultati i zgjedhjeve dihet”.

Në një konferencë për media, Fejza ka thënë se prej fillimit të mandatit të Qeverisë Vetëvendosje, opozita vazhdimisht ka insistuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat VV ka qenë e gatshme.

“Në fakt që prej kur ka filluar mandati i qeverisjes së Vetëvendosjes, opozita vazhdimisht ka qenë jashtëzakonisht kërkuese që të mbahen zgjedhjet kur keni qenë dëshmitarë të shumë proceseve në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë zvarritur me kërkesën e opozitës që të shkojë në zgjedhjeve. Tash kur po i afrohemi zgjedhjeve opozita siç po duket është bërë më racionale dhe po flet për datë konkretisht, ne kemi thënë vazhdimisht që kemi qenë të gatshëm për zgjedhje dhe sidomos tani që jemi në gjashtë mujorin e fundit të qeverisjes, për neve datat e përcaktuar nuk është e rëndësishme sa është e rëndësishme sa është e rëndësishme gatishmëria jonë për të marrë pjesë në zgjedhje, dhe kjo i mbetet presidentes për të caktuar”, ka thënë Fejza.

Ajo theksoi se VV-ja e ka dërguar propozimin e tyre për datën e zgjedhjeve, por shtoi se nuk edhe aq e është e rëndësishme data sepse deputetja potencoi se pavarësisht datës, rezultatet e zgjedhjeve dihen.

“Ne e kemi dërguar normalisht propozimin tonë por vendimi përfundimtar i takon presidentes. Ne e kemi dërguar një propozim mirëpo ne mendojmë që cila do datë që vendoset është e pranueshme sepse edhe kur opozita kur insistonte me ngulm që të kishte zgjedhje ne u thamë që të shkojmë në zgjedhje por ata u zbrazen. Prandaj në këtë linjë cila datë që të caktohet nga presidentja për neve është e pranueshme dhe e përshtatshme. Ky është një propozim që e kemi bërë tek presidentja arsyeja pse nuk po e konfirmojë nëse është dy shkurti a jo është për faktin se për neve vërtetë ne e kemi bërë obligim tonë si parti mirëpo presim që të përcaktohet data sepse besojmë që pavarësisht se cila është data rezultatet e zgjedhjeve dihet”, theksoi ajo.

“Jemi duke folur për ditë për neve është shumë me rëndësi që zgjedhjet të shkojnë mirë rezultati i zgjedhjeve dihet, gatishmëria jonë ka qenë gjithmonë vazhdimisht që zgjedhjet të mbahen sidomos prej që kemi hyrë në gjashtë mujorin e rregullt të zgjedhjeve”, përfundoi deputetja.

Të ngjashme