Nabil Fekir është që dy vite pjesë e skuadrës spanjolle Real Betis.
Mesfushori francez para se të bashkohej me skuadrën spanjolle nga Lyon ishte duke u kërkuar nga disa ekipe të mëdha.
Fekir ishte shumë afër t’i bashkohej gjigantit anglez Liverpool dhe ka shpjeguar arsyen pse kjo gjë nuk ndodhi.
28-vjeçari ka thënë për The Times se ka qenë një moment i errët në jetën e tij.
“Ishte një moment i errët. Kam lexuar shumë gjëra që nuk ishin të vërteta. U tha se gjuri im më pengoi për të shkuar te Liverpooli, por kjo nuk ishte aspak e vërtetë”.
“Unë shkova në Clairefontaine (qendra e futbollit të Francës afër Parisi) dhe bëra të gjitha testimet mjekësore dhe doli se gjuri im ishte mirë”.
“Unë kisha një problem me agjentin tim, ishte ai përgjegjës për marrëveshjen me Liverpoolin që nuk përfundoi. Sigurisht që u zhgënjeva shumë që nuk shkova në Liverpool, pasi kisha mundësi të luaja për një klub të madh”, ka deklaruar Fekir.
Pasi nuk e morën dot francezin, The Reds vendosën të transferonin mesfushorin Naby Keita. /Telegrafi