Trajnerit të parë të Marouane Fellainit në Angli, iu mbush mendja në momentet e fundit.
Ishte ora 10 e natës e datës 31 gusht 2008 – dita e fundit e afatit kalimtar të verës, kur David Moyes, trajner i Evertonit në atë kohë, mori një aeroplan privat për të udhëtuar në Bruksel dhe për të finalizuar marrëveshjen.
Ai kishte menduar mjaft shumë. Evertoni nuk kishte shumë para për të shpenzuar në atë kohë dhe Moyes nuk donte të shpenzonte aq lehtësisht dhe të merrte rreziqe të panevojshme. Fellaini u pajtua për kontratën në hotelin e aeroportit ku kishin mbetur vetëm disa minuta pa u mbyllur afati kalimtar.
Moyes ishte trajneri i parë i Fellainit edhe te Manchester Unitedi. Ata kishin punuar bashkë për pesë vjet tek Evertoni, por prapë Moyes nuk ishte shumë i sigurt dhe konsultoi ish-kolegët e tij. Ai kaloi shumicën e verës së vitit 2013 duke shpresuar të bëjë një transferim më luksoz dhe të largojë vështrimin nga Fellaini.