Fëmija i braktisur gjendet i vdekur te stacioni i zjarrfikësve, mund të ketë ngrirë nga i ftohti

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Një djalë i porsalindur që është gjetur i vdekur dhe i lënë jashtë një stacioni të zjarrfikësve, mund të ketë ‘ngrirë deri në vdekje’.

Sipas policisë në Çikago, ata u thirrën në stacion rreth orës 5 të mëngjesit pasi zjarrfikësit gjetën foshnjën vetëm disa hapa larg stacionit.

Në momentin që u gjet, ai tashmë kishte ndërruar jetë.

Nuk dihet ende se për sa kohë ka qenë djali aty dhe shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar. Dawn Geras nga Fondacioni “Save Abandoned Babies” beson se foshnja mund të ketë “ngrirë deri në vdekje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme