Fëmija i emigrantëve shqiptarë në Greqi krijon robotin e rrallë në botë

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Dhimitër Haxhi, një adoleshent 15 vjeç, fëmijë emigrantësh shqiptarë në Greqi, ka krijuar një robot nga një printer tredimensional dhe ka fituar një çmim nga Ambasada Amerikane në Greqi.

Djali në Greqi mban emrin Dimitris Hatzis dhe studion në Kavalla, ku dhe jeton me prindërit.

“Urime Dimitris Hatzis, këtij 15 vjeçari që studion në Kavallë për krijimin e një roboti humanoid nga një printer 3D! Me këtë krijim Dimitris i përket tani një grupi të vogël që ekzistojnë në botë. Krijimi i tij është pjesë e projektit “InMoov”, një platformë burimi e hapur që është përqendruar rreth përmasave të robotit humanoid nga një printer 3D. Hatzis mundi të rikonstruktojë robotin pas një pune të përditshme njëvjeçare dhe tani i përket 1 ndër 6 njerëzve në botë që kanë mundur të përfundojnë këtë mision. Pesë të tjerët janë përfshirë dhe disenjatorin origjinal të robotit, francezi Gael Langevin, 2 rusë, një italian dhe një gjerman. Hatzis është më i riu në grup, dhe më i riu në moshë”, shkruan ambasada amerikane në Athinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme