Fëmijë me nevoja të veçanta dhe nga komuniteti RAE socializohen përmes garave në Bowling

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 11:37 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Olimpiada Speciale e Kosovës ka organizuar ngjarjen ”Family Bowling”. Fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë nga komuniteti RAE kanë marrë pjesë në garat në bowling, të cilat u organizuan në kuadër të projektit “Young Athletes 2018” me mbështetjen e Unicef Kosova.

Kimete Bekaj, kordinatore e përgjithshme e projektit “Atletët e Rinj”, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmijët të socializohen me njëri-tjetrin.

“Kemi tri grupe të fëmijëve, fëmijë me nevoja të veçanta, nga shkollat e rregullta dhe fëmijë të komunitetit RAE. Ky është një aktivitet i mirëseardhur sepse ndihmon fëmijët”, tha ajo.

Muhamet Haliti, nxënës i klasës së gjashtë në komunën e Mitrovicës, dhe Olsa Qerimi, nxënëse e klasës së katërt në Prishtinë, u shprehën të kënaqur dhe falënderues për aktivitetin e organizuar.

Sadete Blaku, prind i njërit nga fëmijët me nevoja të veçanta, tha se aktivitetet e tilla ndihmojnë fëmijët të jenë pjesë e shoqërisë.

“Përmes një aktiviteti të tillë fëmijët me nevoja të veçanta integrohen në shoqëri dhe ndihen të barabartë me të tjerët”, tha ajo.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 60 fëmijë nga komunat Obiliq, Vushtrri dhe Prishtinë.

Të ngjashme