A ishin prindërit tuaj të rreptë me ju ndërsa ju ishit duke u rritur?
A ju urdhëronin ata për të pastruar dhomën tuaj, të bënit detyrat e shtëpisë dhe të përqëndroheshit në të ardhmen tuaj çdo ditë?
Shumë prej nesh janë rritur në familje me nëna strikte që kanë bërë jetën tonë më të vështirë.
Pa dyshim se presioni dhe puna e vazhdueshme për të qenë më i/e miri/a është një peshë e rëndë për tu mbajtur, por sipas ekspertëve, nënat e rrepta dhe strikte kanë fëmijë më të suksesshëm.
Prof. Erica Rascon nga Universiteti i Essex-it ka kryer një studim i cili tregoi se nënat strikte kanë fëmijë më të suksesshëm dhe se njerëzit e suksesshëm kishin nënat shumë më kërkuese ndaj tyre.
Ky hulumtim ka analizuar më shumë se 15 000 fëmijë të moshës 13-14 vjeçare.
Sipas Rascon “masa e pritjeve në këtë studim reflekton një kombinim të aspiratave dhe besimeve në lidhje me mundësinë e qasjes në arsimin e lartë që është deklaruar nga pjesa më e madhe e prindërve që në shumicën e rasteve është nëna”.
Fëmijët, nënat e të cilëve kishin shpresa të mëdha ndihen shumë më të sigurt dhe me vetëbesim.
Rezultatet e studimit treguan se vajzat që kishin nënat shumë kërkuese dhe kritike ndaj tyre kishin shanse 4% më të ulëta për shtatzëni të hershme.
Fëmijët e nënave të rrepta kishin poashtu më shumë gjasa që të përfundonin shkollimin e lartë dhe të gjenin një punë të mirë, transmeton Klan Kosova.
Sipas Rascon, shumica e fëmijëve e konsiderojnë një nënë të rreptë si “armikun e tyre të vërtetë” por që sipas saj, për këtë gjë, ata do të falenderojnë nënën e tyre më vonë.
“Ajo mund të bëjë jetën tuaj “ferr” ndonjëherë, por ju do të përfundoni duke e falënderuar nënën tuaj, kur ju të rriteni. Ju atëherë do ta kuptoni dhe do ta falënderoni për të gjitha përpjekjet e saj për të ju rritur ashtu si duhet, madje ju do të mundoheni ta përdorni qëndrimin e njëjtë edhe për fëmijët tuaj në të ardhmen”, ka përfunduar ajo.