Rënia e numrit të rasteve të reja me COVID-19 dhe shfuqizimi i masave ekstreme të izolimit, ka bërë që edhe aeroportet të hapin dyert për udhëtime ndërkombëtare, por jo të gjithë presin nëpër terminale për aeroplanin e tyre dhe të ulen në klasin “ekonomik”, ku me raste ka edhe zhurmë nga numri i madh i pasagjerëve.
Probleme të tilla nuk kanë fëmijët e pasanikëve, që vazhdimisht publikojnë imazhe në Instagram për jetën e tyre luksoze “post-izolim”, transmeton Telegrafi.
Nga aeroplanët privatë, rrezitje nëpër pishina të ndërtuara në shkretëtira, rrobat e shtrenjta të markave të ndryshme e deri te grumbujt me para – këto janë disa nga shprehitë e tyre ku në çdo fotografi mund të shihen këto pamje.
Llogaria e tyre në Instagram – Rich Kids of Instagram numëron miliona ndjekës të cilët i azhurnojnë me informacione sa i përket udhëtimeve të tyre nëpër vende të ndryshme ekzotike, ku me veturat e shtrenjta bëjnë gjiro.