Përmes pikturave është treguar talenti që kanë fëmijët me autizëm, raporton Ekonomia Online.
Me moton “Autizmi është veçanti, jo kufizim”, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë ka shënuar muajin e vetëdijesimit për autizmin në një nga sheshet e kryeqytetit.
Menaxherja e Asociacioni Nacional i Autizmit, Laura Lutfiu-Hoxha, tha se këta famijë kanë aftësi të veçanta dhe kanë paraqitur talentin e tyre. Ajo ka paralajmëruar se aktivitete të shumta do të shënojnë këtë ditë.
“Duke e marrë parasysh kanë aftësi të veçanta. E gjithë ideja është t’i paraqitur para publikut pikturat që kanë punuar sot edhe kemi nxjerrë po paraqesin talentin e tyre duke pikturuar. Gjithë këto aktivitete janë përkrahur nga vullnetar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe këngëtarët që po organizojnë performancë pikërisht për fëmijët me autizëm. Do të vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera ku publiku do të njoftohet”, tha Lutfiu-Hoxha.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e cili e konsideroi këtë si ngjarje të veçantë sepse organizohet për njerëz me aftësi të veçanta.
Aktiviteti u shoqërua me grumbullimin e fondeve për të plotësuar nevojat e fëmijëve me autizëm, njëkohësisht u realizuan edhe performanca artistike nga artistë të ri.