Ronaldo Fenomeni ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë me të cilat ka luajtur bashkë dhe kundër tyre.
Gjatë karrierës së tij 18-vjeçare, brazilianit i ka rastisur të luajë më shumë yje të futbollit, me çka edhe seleksionimi ka qenë jo shumë i lehtë për 43-vjeçarin, transmeton lajmi.
Sulmuesi që ka arritur të shënojë në total 352 gola për klube, ka vendosur kryesisht lojtarë të moshës së tij në formacionin e tij të ëndrrave.
Skema e përzgjedhur është 4-4-2 me emra si: Buffon,Roberto Carlos, Canavaro,Maldini, Cafu në mbrojtje, kurse në mesfushë lojtarë si: Messi, Zidane, Pirlo dhe Maradona me dy argjentinasit si mesfushorë anësor, kurse sulmi është i përbërë nga vetë ai dhe legjenda tjetër braziliane, Pele.
E çuditshme është lënia jashtë e yjeve si Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo, anise edhe një formacion i tillë është vërtetë i frikshëm.