Feraget: Nuk po zhvillohen hetime të duhura për vdekjen e David Dragiçeviqit

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Avokati, Ifet Feraget, i cili përfaqëson Davor Dragiçeviqin, thotë se institucionet e Republikës Serbe “nuk po e kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale” pasi siç ka thënë “edhe pse kanë kaluar 290 ditë nga rrëmbimi dhe vrasja brutale e David Dragiçeviqit, prokuroria ende nuk ka hapur hetime të duhura zyrtare”.

Për shkak të vdekjes së 21 vjeçarit, David Dragiçeviq, i cili u zhduk natën e 18 marsit të vitit 2018, dhe trupi i tij u gjet gjashtë ditë më pas, me muaj të tërë është protestuar në Banja Llukë. Autoritetet më pas i ndaluan protestat.

Babai i Davidit, Davor Dragiçeviq, pretendon se djalin e tij e kanë “rrëmbyer, dhunuar dhe vrarë nga pjesëtarët e ministrisë së Brendshme të Republikës Serbe. Në anën tjetër policia deklaron se bëhet fjalë për vdekje aksidentale.

Prokuroria po i zhvillon hetimet për këtë rast duke e cilësuar si “hetim për vrasje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme