Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se shpreson se Qeveria do t’i rrisë pagat, duke e parë këtë si një mundësi për të kompensuar mungesën e arritjeve të tjera të premtuara.
Shala ka vënë në dukje se në një situatë ku Qeveria nuk ka përmbushur premtimet e tjera, mund të përdorë rritjen e pagave si një strategji elektorale për të rritur mbështetje dhe për të manipuluar opinionin publik.
‘’Besoj dhe shpresoj që Qeveria do të rrisë pagat pikërisht për faktin se i mungojnë të gjitha të arriturat tjera të premtuara dhe tanimë i vetmi aset i ka mbetur të operojë me financa dhe paranë publike e në këtë relacion edhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta luajë kartën e fundit elektorale me rritje pagash”, përfundoi Shala.