Ilir Ferati, kryetar i Istogut nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas rezultati të zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
“Tani që procesi zgjedhor ka përfunduar, marr rastin të falënderoj secilin qytetar për pjesëmarrjen në votim. Ushtrimi i kësaj të drejte demokratike është e ardhmja juaj”, shkruan Ferati teksa shpreh mirënjohjen qytetarët, aktivistët e strukturat e LDK-së.
Por, Ferati thotë se në këtë pikë përpara vazhdohet me përgjegjësi e llogridhënie.
“Le të vazhdojmë përpara me përgjegjësi, llogaridhënie dhe shërbim të ndershëm ndaj qytetarit”, përfundon Ferati.