Rio Ferdinand mund të kthehet në Manchester United.
Ish mbrojtësi i kësaj skuadre tash është njëri prej kandidatëve më serioz për më marrë pozitën e drejtorit sportiv, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ferdinand thuhet se ka diskutuar mundësinë e kthimit me zëvendëspresidentin, Ed Woodward, përderisa pronarët e klubit, familja Glazer, ka provuar që mbrojtësin e pensionuar ta marrë në klub edhe për katër vjet.
Woodward besojnë se Ferdinand mund të ishte mjaftë i përshtatshëm për rolin e drejtorit sportiv, falë përvojës së tij në biznes poashtu edhe për historinë e tij me United.