Ferguson zbulon prapaskenat se si ndodhi transferimi i Ronaldos te Man Utd

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Sir Alex Ferguson ka konfirmuar se Manchester United ka vepruar për transferimin e Cristiano Ronaldos pasi mësoi se Manchester City ishte afër nënshkrimit me të.

Ronaldo dukej se ishte në rrugën e tij drejt skuadrës së Pep Guardiolës para se Unitedi të ndërhynte për të siguruar një lëvizje të bujshme për ish-yllin e Juventusit dhe Real Madridit.

“Unë nuk mund ta imagjinoja atë duke luajtur për Manchester Cityn – nuk mendoj se dikush mund ta bëjë këtë”, ka thënë fillimisht Ferguson për Viaplay.


“Kjo është arsyeja pse ne bëmë hapa për të siguruar që ai të vinte këtu”.

“Klubi më pas e ndoqi mirë, unë fola me Glazers dhe më pas u bë”.

Ferguson theksoi gjithashtu se shumë palë në Old Trafford ishin përfshirë në rikthimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë në klub për herë të parë në 12 vjet.

“Shumë njerëz luajtën rolin e tyre. Unë kontribuova pak, por me të vërtetë Cristiano vërtet donte të vinte këtu, kjo ishte e rëndësishme – funksionoi shumë mirë”.

“Mendoj se ndikimi i tij do të jetë në mesin e lojtarëve të rinj në veçanti. Ai gjithashtu do të ketë një ndikim të madh tek tifozët, natyrisht”.

“Unë flas për të gjithë mbështetësit, është një ditë e mrekullueshme për Unitedin”, përfundoi trajneri legjendar i Unitedit.

Ndryshe, Ronaldo shënoi dy herë në fitore 4-1 ndaj Newcastle United në debutimin e dytë personal të portugezit në United.

Të ngjashme