Prokuroria Themelore në Ferizaj vetëm gjatë muajit nëntor ka pranuar 15 lëndë të cilësuara si dhunë në familje.
Gjithsej janë 15 persona, ku 12 nga to janë viktima femra dhe tre meshkuj.
Po ashtu gjatë muajit nëntor, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur pesë aktakuza dhe ka caktuar një masë për paraburgim për rastet e dhunës në familje gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së.
Dhuna në familje ende është problem i madh në Kosovë.