Policia ka arrestuar 10 persona në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj.
Të njëtit ishin kapur duke zhvilluar aktivitet të paligjshëm të bixhozit, njofton Klan Kosova.
“Rr. Agim Matoshi, Ferizaj, 30.04.2021-01:15. Raportohet se në një lokal ishte duke u zhvilluar aktivitet i paligjshëm i lojës-bixhoz. Në vendngjarje janë hasur duke luajtur 10 persona, si dëshmi materiale janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i qipave (zhetonë) që përdoren për lojën e bixhozit. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.