Policia raporton se ka arrestuar një të dyshuar dje në Ferizaj, pasi mendohet se ka vjedhur para të gatshme nga një lokal më 26 qershor.
“Pas një pune hetimore më 03.07.2019 është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi i njëjti kishte depërtuar me forcë në një lokal prej ku kishte vjedhur nga një arkë para të gatshme”.
“ I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer vjedhje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.