Ferizaj dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës me marrëveshje

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 15:47 | Nga

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Burim Karameta dhe drejtoreshën e Financave, Lirije Syla, kanë bërë nënshkrimin e një marrëveshje me Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Kjo marrëveshje e nënshkruar ka për qëllim që ta ndihmojë Shërbimin Sprovues të Kosovës në realizimin e risocializimit dhe riintegrimit të të dënuarave në shoqëri, përgatitjen e tyre për jetë, sjellje të përgjegjshme dhe parandalimi e recidivizmit, të cilat janë qëllim thelbësor i ekzekutimit të sanksioneve publike.

Marrëveshja në fjalë po ashtu si qëllim ka edhe bashkëpunimin reciprok në mes të Komunës dhe Zyrës Rajonale të Shërbimit Sprovues në Ferizaj, gjatë ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative dhe për mbikëqyrjen e përkrahen e të liruarve me kusht.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit lidhet në afat të pacaktuar dhe është parë e këtij lloji mes Komunës së Ferizajt dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme