Të premten në orët e hershme të mëngjesit, dy persona janë kanosur me armë zjarri në fshatin Prelez të Ferizajt.
Kështu thuhet në raportin e 24 orëshit të fundit të Policisë së Kosovës.
“Dy ankuesit kanë informuar se pas një mosmarrëveshje janë kanosur me armë zjarri nga tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku dyshohet se të dyshuarit kanë shtënë gjatë kanosjes. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.