Ismet Munishi nuk është më trajner i Ferizajt.
Trajneri i njohur kosovar e bëri të ditur këtë personalisht përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai tha se dje e kuptoi se nuk ka më çfarë t’i japë klubit të Ferizajt dhe për këtë ofroi dorëheqjen.
Ndërsa ka reaguar edhe klubi i Ferizajt, që e falënderoi Munishin dhe e lavdëroi për profesionalizmin.
Njoftimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:
Të nderuar tifozë, FC Ferizaj ju njofton se pas një periudhe më shumë se 5 mujore në krye të shtabit teknik, Ismet Munishi ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit. Me këtë rast, FC Ferizaj, e falenderon përzemërsisht trajnerin Munishi për punën dhe kontributin e tij sa ishte pjesë e klubit tonë. Projekti me Munishin ishte afatgjatë, me bindje të plotë, se suksesi ishte dëshira jonë e përbashkët. FC Ferizaj e vlerëson shumë trajnerin Munishi, për vlerat sportive, shpirtin luftarak, e mbi të gjitha dashurinë që e ka për klubet kur i drejton.Prandaj, vlerësime maksimale për punën e trajnerit Munishit, paçka se ajo nuk u përkthye në rezultate.Skuadrën aktualisht do ta drejtoj trajneri Egzon Shabani dhe ndihmësit e tjerë, deri në një vendim të ri. FC Ferizaj vazhdon përpara, asgjë nuk ka ndyshuar në qëllime, e mbi të gjitha asgjë nuk ka përfunduar.