25 mijë euro është shuma që u dëmtua një familje në Ferizaj.
Kjo për shkak se në mbrëmjen e së shtunës, ishin cak i hajnave.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Nazmi Uksmajli”, rreth orës 22:55.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.
Zëdhënësi rajonal Kanun Veseli, tha se personat e dyshuar kishin vjedhur 12 mijë euro stoli dhe 13 mijë e 500 euro para të gatshme.
“Në momentin e kryerjes së vjedhjes pronari me familjarët e tij nuk ishin në shtëpi.Nga hetuesit rajonal janë marrë tē gjitha veprimet hetimore, është ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe po punohet intesivisht në identifikimin dhe kapjen e personit/ave të dyshuar.Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha Veseli.