Ferizaj i paprekur nga CoronaVirus-i, po veprojnë trupat profesionale

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me nënkryetarin e Komunës, Naim Ferati, drejtorin e Shëndetësisë, Bekim Ademi dhe drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, vizituan institucionet e kujdesit shëndetësor në Ferizaj si Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Emergjencën Primare dhe Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Nga njoftimet e profesionistëve shëndetësor, konstatohet se të gjitha rastet e paraqitura të dyshimta në Ferizaj janë konfirmuar si negative, pra nuk ka raste të konfirmuara të CoronaVirus-it. Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme që të ruhet qetësia mes qytetarëve, të shtohet kujdesi por të mos krijohet panik i panevojshëm.

Drejtuesit e institucioneve shëndetësore në nivelin lokal në takimin që patën me të parin e Ferizajt, Agim Aliu thanë se janë në nivel të detyrës, me pajisjet e materialet që mundësojnë këto rrethana, porse fokusi do të jetë orëve në vijim që të investohet shtesë në materiale e pajisje mbrojtëse.

Për koordinim më të lehtë mes institucioneve shëndetësore, në trajtimin e rasteve eventuale, u krijua Shtabi Emergjent i prirë nga Kryetari i Komunës, drejtori i DShMS-së, drejtori i QKMF-së, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm, drejtori i IKShP-së në Ferizaj si dhe farmacistët nga QKMF dhe Spitali.

Poashtu një ekip profesional për përballimin e kësaj situatate nga virusi COVID-19 i njohur edhe si CoronaVirus-i, u formua në përbërje të mjekëve: Dr. Riza Idrizi – udhëheqës i ekipit, Dr. Albert Sherifi, Dr. Hesat Shatrolli, Dr. Xhevdet Haxhidema,Dr. Kadrush Hetemi, Dr. Sefedin Fazliu, Dr. Sevdije Mehmeti, Dr. Linda Viça, Selim Bega, Agron Selmani dhe Zyrafete Shala.

Image may contain: 3 people, people standing
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 2 people, people standing and beard
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme