Ferizaj: Mërgimtarit qëllimshëm ia djegin veturën

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur qëllimisht me një shishe benzinë ia kishin vënë flakën veturës së tij me targa të huaja.

Ai kishte arritur ta shuante zjarrin por veturës i ishin shkaktuar dëme të konsideruar materiale.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klankosova.tv.

ZJARRËVËNIE

Ferizaj 01.01.2022 – 06:00. Viktima mashkull kosovare ka raportuar se person-a të panjohur qëllimisht me një shishe me benzinë ia kishin vënë flakën veturës së tij me targa të huaja i cili kishte arrit ta shuaj zjarrin por në veturë iu kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Të ngjashme