Shpërndarja e shpejt e virusit COVID-19 anekënd globit ka mobilizuar të gjitha vendet në masat preventive dhe të ballafaqimit të situatave në rast shfaqje të këtij virusi.
Edhe Komuna e Ferizaj, ka mobilizuar gjithë mekanizmat e nevojshëm në përballim të rreziqeve nga Coronavirus-i. Kështu stafi shëndetësor ka disa ditë që ka lëvizur organizuar në grupe në pikën kufitare të Hanit të Elezit për të kryer kontrollet shëndetësore për rastet e dyshura.
Edhe në QKMF janë mobilzuar për këtë qëllim. Raportimi i papërgjegjshëm se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare mungojnë preparatet e domosdoshme higjienike janë qëllimkëqija dhe dezinformuese. Përveç dezinformuese deklaratat e pavërteta të individëve të caktuar kanë tendencën e shpërndarjes së panikut në mesin e qytetarëve.
Madje, për këtë edhe Drejtoria e Arsimit ka nisur planin afatshpejt për dezinfektimin e objekteve shkollore me qëllim shmangie e mundësisë për shfaqjen e këtij virusi.
Qytetarët këshillohen që të zbatojnë në mënyrë strikte udhëzimet e OBSh-së dhe organizatave të kujdesit shëndetësor me qëllim tejkalimin e këtij virusi në shkallë botërore.