Një shitësit nga qyteti i Ferizajt i janë grabitur 200 euro në marketin e tij.
Ai është kërcënuar nga dy persona të maskuar e pajisur me armë. Të njejtit janë larguar dhe rasti është nën hetim.
Njoftimi i plotë:
Rr. Naim Beka, Ferizaj 04.12.2023-17:02. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes. Rasti duke u hetuar.