Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua e komunitetit serb është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Vdekjen e saj e kishte konfirmuar dje mjeku kujdestar.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika, kurse lidhur me rastin është arrestuar një serbe që dyshohet ta ketë kryer veprën.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML -Prishtinë ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje.