Ferizaj: Një person godet tre policë me veturë, shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Tre policë janë goditur nga një veturë në Ferizaj.

Ngjarja ndodhi pasi zyrtarët policorë, dhanë urdhër që vetura të ndalej.

Por, tre të dyshuarit që gjendeshin në veturë, ikën nga vendi i ngjarjes duke edhe shkaktuar aksident.

Personat në fjalë, e kishin braktisur veturën, njofton raporti 24 orësh .

Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.

Të ngjashme