Gjilani ka marrë një fitore mjaftë të rëndësishme në udhëtim te Ferizaj, duke i mposhtur 3-0 në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës.
Pas vetëm dy minutash lojë, Gerhard Progni kaloi mysafirët në epërsi me një gol të bukur.
Derisa vendasit po tentonin të këndelleshin nga ky gol i hershëm, gjilanasit shënuan edhe të dytin me anë të malazezit Darko Nikac (31’).
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola të shënuara, derisa në të dytën u shënuan vetëm një.
Edhe 45 minutëshi i dytë filloi mirë për Gjilanin që arriti të vulosë fitoren me golin e realizuar nga Fiton Hajdari që shënoi në të 52-në minutë.
Ferizaj ishte disi si më i mbyllur mbrapa dhe tentonte herë pas here të dilte përpara me kundërsulme, mirëpo mysafirët ishin të koordinuar mjaftë mirë në të gjitha repartet.
Ferizajasit nuk po arrin assesi të këndellen, pasi në xhiron e kaluar pësuan humbje 8-1 nga Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas javës së 24-të, Gjilani gjendet në pozitën e katërt me 45 pikë, ndërsa Ferizaj është në të dhjetin me 25 sosh.