Policia e Kosovës, ka arritur të lokalizojë një shtetas kosovar që ka qenë në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “Vrasje” të kryer në Oslo.
I dyshuari me inicialet V.A është arrestuar sot në Ferizaj, i njëjti përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, shkruan Ekonomia Online.
Në momentin e arrestimit, të dyshuarit i janë gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.
Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale
Operative, sot më 21.02.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe
më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest
ndërkombëtar.
Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim
ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më
07.10.2021.
Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze,
ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të
shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.
Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.