Ferizaj: Policia realizon 35 urdhëresa të gjykatave për një javë

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i
urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë javës që shkoi nga data 20-
26/05/2024 ka realizuar 35 urdhëresa të gjykatave kompetente për
vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me
realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur
thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione
për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë
menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital
‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 &
0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme