Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative, pasi që i njëjti në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, saktësisht në fshatin Firajë, ka bërë kundërvajtje në komunikacion, duke bërë rrëshqitjen e gomave gjatë lëvizjes dhe me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Policia bën të ditur përmes një komunikatë për media se kjo kundërvajtje është regjistruar (pamje me telefon) nga një qytetar dhe është dërguar në adresën e policisë.
Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët që po bashkëpunojnë me policinë, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë në identifikimin e kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor.