Ferizaj shënon 20 Nëntorin, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra nxënës të shkollave të Ferizajt, anëtarë të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, ishin mbledhur paraditen e sotme në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, për të debatuar mbi rolin dhe të drejtat e tyre në shoqëri. Për t’i takuar dhe uruar në këtë ditë të tyre, doli edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Nikoqirë të këtij takimi të mbajtur në Sallën e Kuvendit, ishin drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani si dhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi – Bytyçi.

Duke shpalosur vizionin e qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani i bëri të ditur shkollarëve se ekzekutivi komunal ka propozuar disa dokumente strategjike me ndikim të drejtpërdrejt në avancimin e rolit të fëmijëve dhe mbrojtjes të të drejtave të tyre në shoqëri. Ai vuri theksin tek ri funksionalizimi i Asamblesë Komunale të Fëmijë si mekanizëm tejet i rëndësishëm për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe organizimet përkatëse me këtë fushë.

“Konventa është më 20 nëntor, por fëmijët duhet të trajtohet 365 ditë të vitit, jo vetëm në ditën kur e kanë ditën e tyre, qoftë Konventa, qoftë 1 qershori që është dita e juaj, por të trajtohen në vazhdimësi. Mendoj se këtu kemi sfida, kemi probleme, por bashkërisht mund t’ia dalim në këtë drejtim sepse kemi problemet të cilat ekzistojnë në shkollat tuaja. Kemi probleme nga më të ndryshme por kemi edhe rezultate pozitive. Kemi hartuar rregulloren mike për fëmijë,, kam qenë pjesë e kësaj rregullore, i falënderoj edhe asambleistët e Kuvendit Komunal të cilët e kanë miratuar pa hezitim këtë rregullore dhe ajo do të jetë në funksionin tuaj, për funksionin tonë për fëmijët. Po ashtu, ne dje vetëm e kemi nënshkruar një marrëveshje e cila ka të bëj me Programin Nacional për Rininë, një marrëveshje e cila thjesht do t’i mobilizoj të gjithë të rinjtë, do t’iu mobilizoj të gjithë juve, për të marr pjesë në garat të cilat ne do t’i organizojmë” tha drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani i cili elaboroi gjerësisht Programin Nacional për Rininë dhe aktivitetet që do të organizohen në kuadër të tij.

Edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi tha se janë bërë hapa konkret nga niveli lokal për respektimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve dhe si të tilla mbeten të përkushtuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve e të rinjve.

“Edhe pse ligjet dhe masat politike janë të pashmangshme për të vëzhguar respektimin e të drejtave të fëmijëve, ato megjithatë nuk mjaftojnë. Për këtë arsye, shteti duhet të marrë masa serioze për garantimin e burimeve financiare dhe njerëzore. Neni 4 i konventës thotë se shtetet duhet të bëjnë gjithçka për zbatimin e konventës dhe për garantimin e realizimit të të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore të fëmijëve, duke përdorur për këtë qëllim mjetet që kanë në dispozicion. Edhe Komuna jonë ka bërë hapa për respektimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve, ku para disa muajve me propozimin e Kryetarit te Komunës, dhe të drejtorit të arsimit, kemi miratuar në këtë Kuvend, Rregulloren për te drejtat e fëmijëve, komunës mike për fëmijë, ku i mundëson fëmijëve të jenë pjesë e të gjitha proceseve vendimmarrëse, proceseve që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë, sepse nëse kontribuojmë në përmirësimin e jetës së fëmijëve e të rinjve, kemi kontribuar në ardhmërinë e vendit tonë” tha Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi.

Kjo mbledhje e cila u udhëhoq nga Kryesuesja e Asamblesë Komunale të Fëmijëve, Azra Maksuti, është e para pas ri funksionalizimit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, mbështetur nga Save dhe Children dhe Syri i Vizionit.

Image may contain: one or more people and outdoorImage may contain: one or more people and outdoorImage may contain: one or more people, crowd, sky and outdoorImage may contain: one or more people and people sittingImage may contain: one or more people and people sittingImage may contain: one or more people and people sittingImage may contain: one or more people, people sitting, table and indoorImage may contain: one or more people and people sittingNo automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme