Ferizaj nis vitin shkollor për herë të parë me vetëm dy ndërrime në të gjitha shkollat Drejtori komunal i arsimitnë Ferizaj, Muhamet Halili në një konferencë për medie të mbjtur sot ka raportuar për punën 6 mujore të këtij sektori , priudhë kjo e shoqëruar me të arritura e sfida.
Në të dhënat që ka paraqitur, ai ka treguar se janë shënuar disa të arritura në garat e mabjtura me nxënës por edhe ka filluar edhe mësimi tërë ditor në dy prej shkollave të Ferizajt. Po ashtu u bë e ditur se janë bërë shumë investime edhe inventarizimin e shkollave dhe në përmirsimin e kushteve kabinetike për rezultate sa më të mira të nxënësve.
“Viti shkollor në këtë shtator do të fillojë në kushte shumë më të mira në komunën e Ferizajt, ngase për herë të parë pas disa vitesh ne më nuk do të kemi shkolla që mbajnë mësim në tri ndërrime. Gjatë pushimit veror ne kemi bërë një investim prej gati 80 mijë eurosh në objektin e shkollës fillore “Jeronim De Rada” dhe inventari është vendosur krejtësisht i ri. Me këtë është plotësuar standardi për mësim cilësor dhe me orar të plotë” ka deklaruar drejtori Halili.
Gjatë konferencës së sotme drejtori për arsim Muhamet Halili ka shpjeguar se kanë ardhur edhe disa donacione nga shtetet e ndryshme e janë bërë edhe investime nga komuna në shkollat e tjera në qytet dhe nëpër fshatra të cilat kanë përmirësuar kushtet mësimore
“Gjatë kësaj periudhe 6 mujore arsimi ferizajas ka përfituar edhe disa donacione të cilat do të ndikojnë dukshëm në mësimet e nxënësve. Në shkollën e fshatit Mirosalë kemi pasur në donacion pastaj në shkollën e fshatit Zllatar , si dhe së fundi në shkollën e fshatit Sazli. Ndërkaq një kontigjent me inventar që ka ardhur nga Degendorfi i Gjermanisë kap një vlerë të madhe deri në 70 mijë euro dhe do të jetë në shërbim të nxënësve të Gjimnazit “Shaban Hashani” dhe të shkollës fillore “Gjon Serreqi” tha drejtori Halili.
Ndër të tjera drejtori që udhëheq me arsimin ferizajastha se të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt do të jenë të gatshme për të filluar vitin e ri shkollor, duke përmendur edhe disa investime kapitale që janë në përfundim e sipër, siç është shkolla e re në fshatin Komogllavë , një çerdhe e re në fshatin Greme ndërtimi i sallës së Edukatës Fizike në fshatin Gaçkë dhe projekte të tjera.
Edhe sa u përket përgatitjeve për plotësimin e kuadrit arsimor u tha se janë kryer të gjitha punët e nevojshme , ndërkaq është shpallur edhe konkursi për disa drejtorë shkollash aty ku u ka përfunduar mandati, për të filluar viti sa më mbarë procesi mësimor.
Në arsimin ferizajas aktualisht janë të përfshirë mbi 25 mijë e 800 nxënës më të cilët punojnë rreth 1 mijë e 800 mësimdhënës.