Ferizaj, vdes ngasësi i biçikletës që u godit dje nga vetura

Prishtinë | 03 Gus 2023 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta biçiklisti i cili u godit nga një veturë dje në Ferizaj.

“Me datën 02.08.2023 rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Riza Matoshi’ në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku ishin të përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte  B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare dhe një biçikletë të cilën e drejtonte  H.S ( M/K) i moshēs 62-vjeçar .

“Për pasojë e këtij aksidenti, lēndime të rënda trupore pëson ngasësi i biçikletës, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”.

“Fillimisht, policët e rendit e më pas hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e aksidentit dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

Policia ka njoftuar që e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“E dyshuara ishte shoqëruar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

“Ndërsa, sot me datën 03.08.2023, rreth orës 02:00 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se ngasësi i biçikletës H.S ( M/K) i moshës 62-vjeçar, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore në aksident komunikacioni, ka ndërruar jetë”.

“Me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa e dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura tjera hetimore”.

Të ngjashme