Ferizajasi me Coronavirus hap lokalin dhe vazhdon punën, arrestohet nga policia

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme njësiti policor ka hasur te një person i dyshuar në lokalin e tij, i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.

Në lidhje me rastin janë njoftuar inskeptorët komunal të cilët e kanë mbyllur lokalin.

Kurse ndaj të dyshuarit  me urdhër te prokurorit është inicuar lënda në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se njësiti policor kishte hasur në të dyshuarin mashkull kosovar në lokalin e tij, përkundër faktit që kishte dalur pozitiv me Covid-19. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunal të cilët e kanë mbyllur lokalin, në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Të ngjashme