Ferizajasit me shërbim të ri elektronik për nxjerrjen e dokumenteve

Ferizaj | 23 Qer 2017 | 18:46 | Nga

Të gjithë qytetarët e Ferizajt të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve personale nuk kanë nevojë më të presin në radhë, por nga sot do të mund të kryejnë këtë shërbim në formë elektronike për mes 2 e-kiosqeve të cilat janë vendosur në qendër të Ferizajt.

Kryetari i komunës së Ferizajt me këtë rast tha se ky shërbim do të jetë mjaft i lehtë për t’u përdorur nga qytetarët, dhe në çdo kohë ata mund të nxjerrin dokumente pa pasur nevojë që ta presin orarin e punës së zyrtarëve.

“Unë e konsideroj një investim tepër të rëndësishëm vendosjen e këtyre e-kiosqeve, tani në kohën kur na vijnë edhe mërgimtarët. Është modern dhe lehtë i qasshëm për qytetarët e Ferizajt, pra një mundësi që edhe këta të ecin në hap me kohën sikurse të gjithë qytetarët e shteteve të zhvilluara të Evropës perëndimore pa pasur nevojë që të jenë peng i radhëve për nxjerrjen e dokumenteve personale”, ka thënë me këtë rast kryetari Svarqa.

U bë e ditur se këtë vit nuk do të ketë orar të zgjatur në shërbimin e ofiqarisë në komunën e Ferizajt ,siç ka qenë viteve të kaluara gjatë kohës së verës ngase e-kiosqet do të jenë në shërbim 24 orë e edhe ditëve të pushimit.

Në e-kiosqet e funksionalizuara sot qytetarët e Ferizajt do të mund t’i nxjerrin 5 lloje të dokumenteve , certifikatën e lindjes , ekstraktin e lindjes nga regjistri qendror, certifikatën e martesës, certifikatën e shtetësisë ,certifikatën e vendbanimit dhe faturën e tatimit në pronë.

Komuna e Ferizajt për vendosjen e këtyre dy e-kiosqeve ka investuar 20 mijë euro .Qytetarët njërën e-kiosk mund ta gjejnë përpara objektit të komunës dhe tjetrin tek shtëpia e kulturës.

Image may contain: 1 person, standingImage may contain: 1 person, standing and beardImage may contain: 1 person, standingImage may contain: one or more peopleImage may contain: 4 people, people smiling, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme