Një ditë pasi ka ndërruar jetën 24 vjecarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi e cila vuante nga Leukemia, qytetarët ferizajas në nderim të kujtimit për të dhe për të shprehur dhimbjen pas vdekjes saj kanë ndezur qirinj në qendër të qytetit.
Në një fotografi të publikuar nga qytetarët ferizajas, figuron emri i të ndjerës, me një zemër në afërsi të emrit, shkruan Gazeta Express.
Valentina ka vdekur në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke duke marrë trajtim mjekësor.
Lajmin për vdekjen e Valentinës e kishin konfirmuar familjarët e të ndjerës.
Për shërimin e saj u deshën reth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë.