Ferizaji shënon 30-vjetorin e demonstratave të grave dhe vajzave

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 14:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 30- vjetorit të demonstratave të grave dhe vajzave të Ferizajt, gjatë gjithë ditës në këtë qytet janë zhvilluar një varg aktivitetesh të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht është bërë përurimi i pllakës përkujtimore në Shkollën e Mesme të Ulët, “Pavarësia”, në Balaj.

Njëra nga gratë pjesëmarrëse në këto demostrata ka treguar për kohën dhe vështirësitë që kishin kaluar në atë periudhë.

Ajo tregon për përndjekjet që u kishte bërë atyre policia serbe.

“Kemi vendos me dal, u ndërrojke kushtetuta, sadopak me bë secili nga vetja diçka, ne ora 12:00 u ndërrojke ne dolëm në ora 20:00. Dolëm grup katuni , gratë e katunit, s’kemi ecë as 100 metra kur policia na kanë ndalë…”, rrëfen ajo.

Homazhe janë bërë edhe në sheshin, “Hyrë Emini” dhe është bërë përurimi i pllakës tjetër përkujtimore në sheshin, “Adem Jashari”.

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishin kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa, deputetët të Kuvendit të Kosovës se dhe qytetarë të shumtë.

Të ngjashme