Qumështarët kërkojnë hapa konkretë për ndalimin e vajit të palmës

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Fermerët e qumështit informojnë opinionin se qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të fakteve të paraqitura bashkë me Shoqatën e Qumështorëve të Kosovës (ShQK) më datën 26 Janar 2017 në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë.

Në bazë të këtyre fakteve ata thonë se kanë ngritur Kallëzim Penal, kundrejt AUVK-së për mospunë dhe kundrejt atyre kompanive që janë duke përdorur vajin e palmës në produktet e tyre.

Fermerët e qumështit i bëjnë thirrje organeve shtetërore që të ndërmarrin hapa konkret në ndalimin e prodhimit të pakontrolluar me bazë vajin e palmës, i cili përveç që është duke e shkatërruar fermerin vendor është duke rrezikuar edhe shëndetin e konsumatorëve.

Ata thonë se organet shtetërore tash kanë një bazë dhe argument edhe më shumë për veprime, pas raportit të Autoritetit Evropian për Siguri në Ushqim, i cili e ka nxjerr vajin e palmës me potencial kancerogjen.

Komunikata e plotë e Fermerët e qumështit:

Informojmë opinionin se qëndrojmë fuqishëmnë përkrahje të fakteve të paraqitura bashkë me Shoqatën e Qumështorëve të Kosovës (ShQK) më datën 26 Janar 2017 në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë.

Në bazë të këtyre fakteve ne kemi ngritur Kallëzim Penal, kundrejt AUVK-së për mospunë dhe kundrejt atyre kompanive që janë duke përdorur vajin e palmës në produktet e tyre.

Ndërkohë një shoqatë tjetër, e uajtur “Shoqata e Prodhuesve të Qumështit (SHPQK) kanë filluar të flasin në emër të fermerëve të Kosovës, duke i mbrojtur prodhuesit vendor, të cilët përdorin vajin e palmës si lëndë të parë.

Kjo shoqatë përfaqësohet nga individ të cilët nuk kanë ferma, duke përfshirë edhe kryetarin e tyre z. Naser Bajraktari.

Prandaj kjo “shoqatë”, nuk ka sesi të dijë hallet dhe problemet e fermerëve.

Në këtë kohë kur fermerët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për mbijetesë ata dalin dhe mbrojnë falsifikuesit dhe mashtruesit e konsumatorëve, kundër të cilëve një kohë ishin deklaruar shumë herë.

Çka ndodhi tash që po dalin në mbrojtje të tyre?

Ne po rikujtojmë edhe një herë se fajtori kryesor pse fermerët sot kanë probleme, janë pikërisht ata që po luajnë me shëndetin e konsumatorëve dhe me fatin e fermerëve të qumështit .

Fakti që interesat e fermerëve nuk janë mbrojtur ka bërë që ne të distancohemi dhe me kohë të formojmë shoqatën tonë, e cila përfaqësohet vetëm nga fermerët.

I bëjmë thirrjë organeve shtetërore që të ndërmarrin hapa konkret në ndalimin e prodhimit të pakontrolluar me bazë vajin e palmës, i cili përveç që është duke e shkatërruar fermerin vendor është duke rrezikuar edhe shëndetin e konsumatorëve.

Organet shtetërore tash kanë një bazë dhe argument edhe më shumë për veprime, pas raportit të Autoritetit Evropian për Siguri në Ushqim, i cili e ka nxjerr vajin e palmës me potencial kancerogjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme