Fermerët rahovecas janë detyruar të presin në radhë të gjata për t’u pajisur me deklaratën nën betim me të cilën mund të aplikojnë për Pagesa Direkte, e që mund ta marrin vetëm në qytetin e Prizrenit pasi në Rahovec nuk ka noter.
Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka shpërndarë fotografi nga nga pritja e fermerëve.
“Pritjet e gjata të fermerëve për të marrë deklaratën nën betim për aplikimin e Pagesave Direkte. Që nga mëngjesi i hershëm fermerët e Komunës sonë, janë duke pritur pranë zyrës së Noterit në qytetin e Prizrenit. Siç shihet edhe në fotot e bashkangjitura rradhet për pritje janë tejet të gjata, të cilat krijojnë edhe vështirësi për këta fermer”, thuhet në postim.