Fermerët në Greqi paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

| 04 Shk 2024 | 12:27 | Nga

Fermerët grekë hodhën gështenja dhe mollë në trotuar jashtë një panairi bujqësor të shtunën dhe premtuan të përshkallëzojnë protestat pas një takimi të martën.

Fermerët ishin nga rajoni i Thesalisë, në Greqinë qendrore, dhe erdhën në qytetin verior grek të Selanikut me autobusë për t’u bashkuar me kolegët e tyre nga veriu që kishin ardhur me traktorët e tyre të premten, shkruan euronews.

Në muajt e fundit, protesta të ngjashme kanë përfshirë Evropën, ndërsa fermerët në kontinent nxjerrin në rrugë ankesat e tyre për inflacionin, konkurrencën e huaj dhe kostot e luftimit të ndryshimeve klimatike./KK

Të ngjashme