Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë. Të gjithë fermerët mbajtës të shpezëve, janë të obliguar të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre. Po ashtu mund të kontaktojnë me praktikat veterinare të licencuara.
Raportoni në numrin: 0800 111 22 Pa pagese 24h
Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:
• Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,
• Mbani shpezët në kushte të mira,
• Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.
• Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
• Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
• Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
• Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,
• Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
• Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
• Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.