Bruno Fernandes dhe Manchester United raportohet se janë afër arritjes së marrëveshjes për rinovim të kontratës.
Sipas raportimeve nga Anglia, mesfushori portugez pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”.
Kontrata aktuale e Fernandesit me klubit anglez skadon më 30 qershor të vitit 2025, transmeton Gazeta Express.
27-vjeçari me kontratën e re thuhet se do të përfitojë 240 mijë funte në javë.
Bruno Fernandes është pjesë e Manchesterit që nga janari i vitit 2020. Ai ka shënuar 49 gola dhe regjistruar 39 asistime në 117 ndeshje në total.